Vjen koalicioni i tretë: PDK- Alternativa Demokratike

Aktuale May 16, 2017 - 16:03

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshjen e trete për koalicion parazgjedhor, raportin “Zeri.info".

Me këtë rast, Veseli ka thënë se është i nderuar qe të bashkëpunojë me kryetaren e Alternativës Demokratike, Edita Tahiri, qe ta vazhdojë partneritetin.

"Zëri i saj ka qenë i fuqishëm. Unë jam shumë i nderuar që sot do ta nënshkruaj me Alternativën Demokratike", ka deklaruar Veseli.

Ndërkaq, Tahiri ka thënë se me PDK-në, i kanë bashkuar idealet per shtetin. /Zeri