Bajrami: Po punojmë që kryeministri të jetë nga opozita

Aktuale May 14, 2017 - 22:34

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, ka thënë se koalicioni parazgjedhor AAK-Nisma është u hapur për te gjitha subjektet që kanë kundërshtuar qeverinë në largim, raporton zeri.info.

Ajo më tej, ka thënë se koalicioni në fjalë është duke punuar që kryeministri të jete nga tabori opozitar.

“Nisma për Kosovën tash më është në koalicion parazgjedhor me AAK-në, ne vazhdimisht kemi thënë që ne jemi të hapur për të gjithë ato parti politike, intelektualë, shoqëri civile, të cilët e kanë kundërshtuar qeverisjen Mustafa”, ka deklaruar ajo për "Zeri.info".

Sipas Bajramit, koalicioni me AAK-në është ai i cili do ta sjellë ndryshimin.

“Koalicioni ynë është koalicion i cili do t'i ofron ndryshim qytetarëve dhe ne do qeverisim me qytetarët”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, ka konsideruar se tashmë është momenti që partitë te cilat kanë qeverisur me vendin, te ngelen në opozitë dhe pikërisht opozita ta marrë postin e kryeministrit.

“Është koha që partitë të cilat kanë qeverisur  deri më tani t'i shohim në opozitë, pra Nisma për Kosovën beson dhe po punon në këtë drejtim që qeverisja e ardhshme të jetë nga partitë opozitare dhe kryeministri të jetë nga opozita”, ka potencuar Bajrami. /Zeri