Mustafa: Sulmi mbi Arbanën akt i ulët, kryerësit para drejtësisë

Aktuale May 13, 2017 - 09:13

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Xharra është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona akoma të panjohur, pas kthimit nga një intervistë që pati në njërin nga televizionet në Shqipëri.