Thaçi vendos: Zgjedhjet mbahen më 11 qershor (Dokument)

Aktuale May 11, 2017 - 14:15

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë vendim që zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme në Kosovë të mbahen më 11 qershor.

Vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.

Shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor, ndërkaq kishte edhe propozime që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor.

Megjithatë, në fund, Thaçi, ka konfirmuar kabineti i tij, ka marrë vendim që data të jetë 11 qershori.

Image