LDK bojtokon Thaçin (VIDEO)

Aktuale May 11, 2017 - 09:07

Sapo ka filluar takimi konsultativ i presidentit Hashim Thaçi me subjektet politike, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, përfaqësuesit e LDK-së, pas rrëzimit të djeshëm të qeverisë, ka bojkotuar këtë takim të presidentit Thaçi.

Në këtë takim, Hajredin Kuçi është duke e përfaqësuar PDK-në, Ismajl Kurteshi “Lëvizjen Vetëvendosje”, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, Pal Lekaj nga AAK-ja, Sllavko Simiq, Agim Bahtiri nga AKR-ja, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë, përfaqësuesit e VAKAT, Mahir Jakxhillar, Nenad Rashiq, si dhe përfaqësuesit e tjerë, raporton “Zeri.info”.

Shumica e këtyre përfaqësuesve janë duke propozuar që 11 qershori të jetë data kur do të mund të mbahen zgjedhjet ndërsa presidenti Thaçi ka propozuar tri data, 11 qershor, 18 qershor ose 25 qershor.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image