Presidenti shpërbën Kuvendin (Dokument)
Aktuale
May 10, 2017 - 16:34
Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që ta shpërndaje Kuvendin e Kosovës pas mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Presidenti, Thaçi e ka bërë shpërndarjen e Kuvendit, përmes dekretit, në të cilin thuhet se hyn në fuqi që nga data e nënshkrimit.
Ajo që dihet është se zgjedhjet e parakohshme, duhet të mbahen jo më afër se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit./Zeri/.