Gecaj: Hipokrizia e pakufishme e Qosjes

Aktuale April 30, 2017 - 08:55

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj një shkrimi autorial të Rexhep Qosjes, ku akademiku akuzoi Partinë Demokratike të Lulzim Bashës në Shqipëri dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gecaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Qosja në këtë rast edhe një herë futë në veprim hipokrizinë e pakufishme dhe të pakuptimtë të tij”. 

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt:

“HIPOKRIZIA E NJË KRITIKE

“Le ta kemi të qartë se me politikë çadrore, me ultimatume çadrore, me mosbindje çadrore, me sjellje çadrore, që synojnë rrënimin e shtetit, me politikën shpërfillëse çadrore ndaj diplomatëve e përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë, ne vetëm sa e komprometojmë mendjen tonë politike dhe e cenojmë gjasën që na e ka sjellë ky shekull.”

Dikush to të thoshte se më në fund Rexhep Qosja është këndellë dhe ka kuptuar realitetin; ka kuptuar pra se politikat destruktive opozitare në Kosovë nuk nxjerrin asnjë të mirë për askënd. Por jo! Ja që Qosja në këtë rast edhe një herë futë në veprim hipokrizinë e pakufishme dhe të pakuptimtë të tij. Ai këtu kritikon mënyrat e kundërshtimit të opozitës në Shqipëri, edhe pse asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e bëri të njëjtën ndaj opozitës në Kosovës, për veprime dhe metoda largë më destruktive dhe më të dëmshme se sa këto të cilat ai i numëron këtu” , ka shkruar Gecaj.