Video ekskluzive si policia e ruan Bilall Kasamin derisa ik nga Parlamenti (VIDEO)

Aktuale April 29, 2017 - 21:09

Se deputetët e Lëvizjes BESA kanë ikur nga parlamenti, para se të shpërthej dhuna e huliganëve maqedonas, këtë veç e kanë dëshmuar edhe vetë deputetët e kësaj partie, por edhe disa video që janë publikuar në portale e rrjete sociale, shkruan TetovaSot.

Në një video të fundit që ka siguruar portali TetovaSot, shihet pikërisht momenti kur Bilall Kasami i ruajtur nga policia, teksa ik nga Parlamenti, ndërsa në anën tjetër protestuesit i afrohen parlamentit dhe nisen të futen me dhunë në Parlament.

Mbrëmë deputeti i BDi-së, Artan Grubi, Lëvizjen BESA e quajti Lëvizja IK, që sipas tij, këto janë deputetët që ikin./TetovaSot/