Deputeti i LDK-së: Do t’ia prishim matematikën të gjithëve që menduan se na erdhi fundi

Aktuale April 29, 2017 - 19:12

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Blerim Grainca ka reaguar ndaj lajmeve të fundit që po thuhen për partinë në fjalë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se LDK është unike në vendimet e saja të mëdha dhe se do t’ia prish matematikën të gjithëve që menduan se ky është fundi i LDK-së.

“E kam thënë më herët edhe tani do ta themë edhe më i bindur, LDK do të jetë unike në vendime të mëdha. LDK-ja do të i'u prishë matmatikat të gjithë atyre që menduan se ky është fundi i saj. Vazhdojmë... ✌ “, ka shkruar Grainca në Facebook. /Indeksonline/

Image