Thaçi për mediat gjermane: Berlini të bëjë presion mbi Serbinë

Aktuale April 29, 2017 - 17:48

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Lista Serbe po dështon të përfaqësoj interesat e serbëve në Kosovë. Presidenti Thaçi ka deklaruar se në kompetencat kushtetuese si president ka iniciuar projektligjin për shndërrimin e FKS-së në ushtri, e sipas tij nuk paraqet asnjë befasi për askënd. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane. Presidenti i vendit, ka folur edhe provokimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se treni i dhuruar nga Moska dhe i stolisur me motive nacionaliste nga Qeveris e Serbisë ishte vetëm një mjetë shtesë i kësaj propagande, duke kërkuar nga Berlini që të bëjë presion mbi Serbinë.

“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, unë kam iniciuar një projektligj, e cila FSK-në e shndërron në ushtri. Ky veprim nuk paraqet befasi për askënd sepse kemi punuar që 3 vite që të arrijmë deri në këtë moment. Për këtë ka një konsensus apsolut në Kosovë, përveç Listës serbe, e cila aktualisht po dështon të përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës, dhe po punon vetëm në përputhje me interesat politike të Beogradit”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se do të provon sërish që të merr mbështetjen e Listës Serbe për themelimin e ushtrisë, duke shtuar se Kosova nuk do të pret në pafundësi.

“ Në rast se deputetet e Listës Serbe refuzojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave te Armatosura të Kosovës, atëherë Kosova në koordinim të plotë me partneret tanë perëndimor do të procedoj tutje me ligjin e ri për FSK që e shndërron FSK-në në ushtri duke ndryshuar mandatin dhe misionin. Ky proces dhe veprim është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës. Kosova nuk ndihet e rrezikuar sepse aleanca me e fuqishme ushtarake ne bote NATO mbron kufijtë tonë. Mirëpo ne nuk mund te injorojmë rritjen ndikimit rus në Ballkan, përmes Serbisë dhe rritjen e kërcënimeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Fundja, është e drejtë e jona kushtetuese që të kemi ushtri, meqë ne synojmë të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka thënë Thaçi, shkruan "zeri". 

Presidenti i vendit, ka folur edhe provokimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se treni i dhuruar nga Moska dhe i stolisur me motive nacionaliste nga Qeveris e Serbisë ishte vetëm një mjetë shtesë i kësaj propagande, përcjell “zeri.info”.

“Asgjë nuk është risi, Qeveria e Serbisë, përmes mediave të kontrolluar ka vazhdon retoriken e cila 20 vjet me parë shkaktojë luftëra të përgjakshmen Ballkan. Treni i dhuruar nga Moska dhe i stolisur me motive nacionaliste nga Qeveria e Serbisë, ishte vetëm një mjetë shtesë i kësaj propagande. Bashkimi Evropian, mbi gjitha Berlini duhet të bëjnë trysni mbi Serbinë që të heq dorë nga kjo retorikë luftënxitëse dhe t’i rikthehet rrugës evropiane. Askush më mirë sesa shtetet e Ballkanit nuk e dinë çfarë do të thotë një Serbi antievropiane”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se Serbia nuk duhet lejuar që t’i afrohet anëtarësimit në BE, pa i normalizuar marrëdhëniet plotësisht me Kosovën. Ai ka thënë  se Serbia të bëhet anëtare e BE-SË ndërsa në të njëjtën kohë të mbetet në përqafimin e Rusisë. /ZERI/ 

 

Image