Asamblisti i PDK-së njofton për anulimin e ndërtimit të shtatores së Fadil Hoxhës

Aktuale April 28, 2017 - 23:56

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Nimani ka njoftuar sot për anulimin e vendimit të Komunës së Gjakovës për ndërtimin e shtatores së ish-liderit komunist Fadil Hoxha.

Komuna e Gjakovës kishte hapur konkurs për ndërtimin e përmendores së ish-liderit komunist, Fadil Hoxha, ndërsa kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari, kishte konfirmuar se shtatorja të ndërtohej dhe se kjo shtatore do të ishte atraksion për qytetarët e Komunës së Gjakovës.

Siç bën të ditur, asamblisti Artan Nimani, asambleja Komunale e Gjakovës ka hedhur poshtë vendimin për ndërtimin e shtatores.

“Sot këshilltaret e KK të Gjakovës mbështeten propozimin tim dhe e revokuam vendimin e mëhershëm…. Përfundimisht Gjakova voton kundër shtatores se Shokut Fadil Hoxha. Gjakova i bashkohet botes që Komunizmin e vlerëson si regjim kriminal. Urime Gjakovë Evropiane!”, ka shkruar Nimani në llogarinë e tij në Facebook.