Shefi i misionit të OSBE-së ‘arsyeton’ Ramën e Thaçin për deklaratat 'kërcënuese' ndaj BE-së

Aktuale April 28, 2017 - 23:20

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu beson se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim të kufijve

Ai deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit i ka cilësuar si mesazh për Brukselin që të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e vendeve të rajonit, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ndryshimi i kufijve në rajon është jashtë agjendës dhe sigurisht që edhe qasja e BE-së duhet të ndryshoje. Këto deklarata mund të keqinterpretohen dhe nuk janë të dobishme, kështu që mendoj se kufijtë do të mbeten kështu si janë”, ka thënë Braathu.

Edi Rama dhe Hashim Thaçi kishin deklruara se nëse BE-ja nuk ua hap dyert Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar.

Image