'Brukseli do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO'

Aktuale April 28, 2017 - 22:01

Delegacioni i Parlamentit të Belgjikës i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ka njoftuar se Brukseli do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ata kanë pasur një takim me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ku kanë deklaruar se mbështetja ndaj Kosovës, do të vazhdojë.

Përfaqësuesit e parlamentit të Belgjikës dhe Kosovës, kanë disktuar edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, funksionalizimin e institucioneve të arsimit, dhe situatën e sigurisë në Kosovë.