Kadaj-Bujupi: Demarkacioni nuk kalon, edhe çdo përpjekje për të ka me qenë e kotë

Aktuale April 28, 2017 - 21:28

Donika Kadaj e Vetëvendosjes është e fundit nga partitë opozitare që ka thënë se do të shkojnë përtej gazit nëse në Kuvend do të sillet për votim Demarkacioni me Malin e Zi.

“Demarkacioni nuk kalon, edhe çdo përpjekje për të ka me qenë e kotë”, ka thënë Kadaj për televizionin Rrokum.

Demarkacioni me Malin e Zi ajo e quan marrëveshje të tradhtisë. Thotë se Demarkacioni do të kundërshtohet brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

 “Ne momentin qe e sjellin demarkacionin, ata bëjnë kompromise me Listën Serbe dhe në këtë formë e sjellin edhe Serbinë në Kosovë”, ka tha Kadaj.