Myftiu Tërnava: Haradinaj doli faqebardhë përballë shpifjeve

Aktuale April 27, 2017 - 16:33

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se vendimi i Gjykatës në Francë për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka rikonfirmuar edhe njëherë pafajësinë  e tij personale dhe pastërtinë e Luftës  Çlirimtare të UÇK-së, që për mision kishte lirinë, sovranitetin dhe  dinjitetin për popujt e Kosovës.

Tërnava përmes një kumtese për media ka thënë se Haradinaj doli faqebardhë.

“Lirimi i Haradinajt është lajm i mirë për familjen, bashkëpunëtorët, popullin e Kosovën e mbi të gjitha për kauzën për të cilat Ai është angazhuar. Haradinaj edhe kësaj radhe doli i pastër e faqebardhë përball shpifjeve, insinuatave e akuzave të pabaza”, thuhet në një deklaratë për media.