Çitaku për Haradinajn: Drejtësia çdoherë triumfon

Aktuale April 27, 2017 - 15:59

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku vendimin për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës nga Gjykata e Colmar në Francë e ka përshkruar si lajm të jashtëzakonshëm.

“Lajm i mrekullueshëm”.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i pastër nga akuzat dashakeqe për krime lufte”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

“Drejtësia çdoherë triumfon”, ka përfunduar Çitaku.