Sheshel: Në rastin Haradinaj luajtën me Serbinë

Aktuale April 27, 2017 - 15:26

 

Presidenti i Partisë Radikale të Serbisë, Vojislav Sheshel ka deklaruar sot se nuk është i befasuar nga vendimi i gjykatës franceze  për lirimin e Ramush Haradinajt si dhe refuzimin e kërkesës për  ekstradimin e tij në Serbi.

Ai tha se radikalët qysh në fillim e dinin se kjo ishte vetëm një lojë – ku luhej me Serbinë  në njërën anë, dhe në anën tjetër përpjekje që Haradinaj të fitojë sa më shumë popullaritet në mesin  të shqiptarëve të Kosovës para zgjedhjeve, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.