Presidenti Thaçi në New York Times: Drejtësia fitoi mbi shpifjet e Serbisë

Aktuale April 27, 2017 - 15:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një artikull të gazetës prestigjioze amerikane “New York Times” ka komentuar vendimin e Gjykatës në Colmar për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton zeri.info.

Thaçi në NYT ka thënë se edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike, transmeton zeri.info.

“Ka fituar drejtësia mbi shpifjet e Serbisë. Serbia është ajo që ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë. Ka bërë spastrime etnike. Ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Kosovës. Prandaj edhe një herë u dëshmua pafajësia e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e zotit Haradinaj dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës”, u shpreh Presidenti në të përditshmen amerikane “New York Times”./Zeri/