Hoxhaj në BBC, falënderon Francën për Haradinajn

Aktuale April 27, 2017 - 14:51

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është cituar në një artikull të gjatë të BBC-së për lirimin e Haradinajt, duke shpreh falënderimin e tij dhe të Kosovës për shtetin e Francës.

Po ashtu, sipas BBC, që citon Hoxhajn është “kritikuar Serbia për qëllimet e këqija si dhe përpjekjen për keqpërdorimin e institucioneve ndërkombëtare”, transmeton “Zeri.info”.

Më tej, artikulli citon vendimin e gjykatës së Colmar-it për të refuzuar ekstradimin e ish-kryeministrit Haradinajt për në Serbi, vendim ky që ka nxitur reagime të ashpra në Serbi.

Pas një mbledhje të qeverisë së Serbisë, Presidenti i sapo zgjedhur, Vuçiq ka paralajmëruar masa ndaj raporteve me Francën pas këtij vendimi. /ZËRI/