Thaçi thotë se zgjedhjet e parakohshme janë në vullnet të partive politike

Aktuale April 26, 2017 - 11:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar mundësin e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, ka thënë se kjo është në vullnet të partive politike.

Ai të mërkurën në një deklaratë para mediave ka thënë se si president punon në bazë të Kushtetutës e jo sipas politikave të partive.

“Si president i vendit, punoj sipas Kushtetutës, jo sipas politikave të partive politike, të çfarëdo partie qoftë, andaj ndjej obligim ligjor dhe politik që t’i ftojë vëzhguesit evropianë që të përgatiten për zgjedhjet lokale”.

“Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të përgjithshme, unë respektoj Kushtetutën e vendit, derisa është në vullnetin e partive nëse duan zgjedhje të parakohshme”.

Ai po ashtu ka komentuar edhe situatën rreth koalicionit qeverisës.

“Sa i përket funksionalitetit të koalicionit qeverisës, janë partitë që e përbëjnë këtë koalicion ato që bëjnë vlerësimin e punës e jo unë si president i vendit”, është shprehur Thaçi. /lajmi.net