Martti Ahtisaasri: Kosova ta vazhdojë dialogun me Serbinë

Aktuale April 26, 2017 - 10:28

Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtissari, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë.

“Mos humbisni kohë dhe vazhdojeni dialogun me Serbinë – vetëm kështu mund të krijohet stabilitet në vend”.

“Dialogu nuk duhet të shpërfillet”.

Këto komente Ahtisasri i ka bërë përmes një videomesazhi në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës për 100 vjetorin e Finlandës, njofton Klan Kosova.

“Marrëdhënie të mira duhet të keni edhe me shtetet tjera fqinje”.

“Të gjitha palët duhet të diskutojnë me njëra-tjetrën, zgjidhje të qëndrueshme mund të gjinden vetëm nëse diskutojmë bashkë”.

Për të pasur një shtet stabil, Ahtisaari ka thënë se rëndësi duhet ti jepet edhe sundimit të ligjit.