Hahn: Deklaratat për ndryshim kufijsh, të papranueshme

Aktuale April 24, 2017 - 15:39

 

Komisioneri Evropian për Zgjerim Johanes Hahn ka deklaruar sot në Bruksel se janë të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e  disa liderëve në rajon për  ndryshimin e kufijve.

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi se në rast se BE mbyll dyert për Shqipërinë e Kosovës, atëherë s`përjashtohet mundësia e bashkimit të të dyja vendeve.

Komisioneri Hahn pas takimit që pati me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar poashtu se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e pranimit, transmeton Klan Kosova.