Xhelal Canziba i bashkohet AAK-së

Aktuale April 24, 2017 - 15:22
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot i është bashkuar Xhelal Canziba, ekspert i gjeodezisë nga Rahovesi.

Canziba ka deklaruar se kjo po bëhet për t’i dhënë kontribut vendit, në këto momente të ndjeshme siç i ka cilësuar ai.

“Zoti Canziba, njeri aktiv i politikës në Kosovë, tha se i bashkohet Aleancës së Haradinjat, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme. Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, pë të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Për këtë aderim, Canzibën e ka uruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.