Deputeti Bardhyl Meta i kthehet punës pas trajtimit të gjatë mjekësor

Aktuale April 24, 2017 - 13:02

Meta është trajtuar në Klinikën e Heidelbergut ku ka pasur disa ndërhyrje kirurgjike. Deputeti i LDK’së kohë pas kohe ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore në rrjetet sociale.

Këtë e ka bërë edhe të hënën duke dhënë një lajm të mirë për të dhe familjen. Ai ka bërë me dije se do t’i kthehet punës në Parlament.

“ I rikthehemi detyrave e përgjegjësive: Fiona e Melisa rrugës n'Qerdhe - Adelina tek nxeneset-it e saj, kurse unë n'Parlament!” ka shkruar ai.