Pozitë e opozitë vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë [FOTO]

Aktuale April 24, 2017 - 12:07

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ende po qëndron në Francë, është vizituar jo vetëm nga deputetët e opozitës tash së fundi, por edhe nga ata të partive në pushtet, raporton Zëri.info.

Këtë njoftim e ka bërë shefi i Grupit Parlamentar, Pal Lekaj, i cili nëpërmjet disa fotografive ka treguar se Haradinaj pos nga deputetët e opozitës, është vizituar edhe nga dy deputetët e koalicionit PDK- LDK, Xhavit Haliti e Ismet Beqiri.

“Me Kryetarin z. Haradinaj. Simboli i shtetësisë së Kosovës. E drejta do të fitojë”, ka shkruar Lekaj sipër fotografive.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë tash e disa muaj, ndërkohë që vendimi për të pritet të merret më 27 prill./Zëri

Image
Image