Nis protesta e opozitës për bllokimin e akseve kombëtare

Aktuale April 24, 2017 - 11:34

Ka nisur protesta e opozitës për bllokimin e akseve kombëtare, protestë që do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

“Në rrethrrotullimin e Shqiponjës dhe në kryqëzimin e Teknologjikut në Tiranë, në rrethrrotullimin e Plugut, në rrethrrotullimin e Rrugës së Kombit në Milot, në rrethrrotullimin e Bradasheshit e kudo do të jenë qytetarët e veriut, jugut, lindjes, perëndimit dhe të gjithë Shqipërisë”, shkroi dje në Facebook kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gjë nuk do të thyhet. Trafiku do të bllokohet për një orë, por trafiku i drogës, trafiku i krimit, trafiku i votave, trafiku i parave të pista të korrupsionit do të marrin fund një herë e mirë. Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve dhe ne jemi njerëz të kurajos qytetare”, shtoi Basha