Në prag të zgjedhjeve, Jahjaga mohon bashkimin me ndonjë parti

Aktuale April 23, 2017 - 19:18

Teksa të gjithë liderët e partive politike në Kosovë kanë filluar të zhvillojnë fushata ‘para-zgjedhore’ duke iu paraprirë zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen këtë vit, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se “vetëm ju dëshiroj suksese partive politike”.

Në një intervistë me Gazetën Online Insajderi, Jahjaga nuk e ka komentuar mundësinë e bashkimit me ndonjë parti politike.

Megjithatë, ish-presidentja e Kosovës ka thënë se nuk mban qëndrime, as negative dhe as pozitive, për partitë politike.

“Veç ju dëshiroj sukses. Pikë së pari qytetarëve iu dëshiroj sukses. Nuk kam kurrfarë opinioni as pozitiv e as negativ për asnjërën. Dhe asnjëherë nuk ia kam lejuar vetes të kem”, ka thënë Jahjaga.

Përveç zgjedhjeve lokale, në Kosovë gjatë këtij viti mund të zhvillohen edhe zgjedhjet qendrore pas lëkundjeve që ka pësuar koalicioni qeverisës në vend.

Madje, partia opozitare Nisma për Kosovën ka nisur një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë përmes Kuvendit.