Jakup Krasniqi sqaron takimin me Adem Grabovcin në Durrës

Aktuale April 23, 2017 - 15:19

Sot u publikuan fotografi në të cilat shihet kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe deputeti i këtij subjekti, Haxhi Shala duke pirë kafe me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcin në një lokal në Durrës.

Kështu, në opinion u ngritën dyshimet nëse ky takim ka të bëjë me koordinimin ndërmjet këtyre dy subjekteve politike për rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit të cilin është duke e përgatitur Nisma për Kosovën.

Por, Krasniqi ka thënë për lajmi.net se takimi ishte i rastësishëm dhe nuk kishte përmbajtje politike.

“Takimi ka qenë sa i rastësishëm aq edhe i shkurtër. Takimi pra nuk kishte ishte për çështje politike e as me përmbajtje politike”, ka thënë Krasniqi