Opozita: S’ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve

Aktuale April 23, 2017 - 15:02

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka vlerësuar se aktualisht nuk ka mbetur ndonjë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve.

“Në këtë krizë institucionale s’ka mbetur zgjidhje tjetër. Vendi s’po ecën përpara në asnjë drejtim, kemi ngecje. Andaj, Qeveria duhet të reflektojë që mandatin t’ia kthejë qytetarit. Ne po presim kompletimin e nënshkrimeve dhe ta procedojmë në Kuvend nismën për shkarkimin e Qeverisë”, ka deklaruar ajo. Më tej Kadriaj është shprehur optimiste se do të arrihet një konsensus për të shkuar drejt zgjedhjeve, transmeton zeri.info.

Kurse deputeti i “Nismës për Kosovën”, Enver Hoti, është shprehur optimist se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të gjejë mbështetje të mjaftueshme te deputetët e Kuvendit. “Sa i përket mocionit, presim përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për ta votuar si e vetmja rrugë për të dalë nga bllokimi institucional i Kosovës, si pasojë e një Qeverie të papërgjegjshme”, ka deklaruar Hoti./Zeri