Pacolli: Alarmante, miliona euro investime po shkojnë dëm në Kosovë

Aktuale April 23, 2017 - 14:47

 

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se në Kosovë janë duke u dëmtuar miliona euro që janë investuar. Ai e ka marr shembull një rrugë që ishte investuar dhe tashmë është e pakalueshme.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në kosovë gjendja është alarmante. Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook: Alarmante… E shof çdo ditë dhe disa herë kam shkruar për investimet e kryera me paratë e qytetarëve, të cilat në mungesë të mirëmbajtjes dhe përkujdesjes çdo ditë shkatërrohen. Konkretisht kam shkruar për rrugën Prekoc-Krilevë (përreth lumit të Marecit).

Rruga që u ndërtua në vitin 2014 sot praktikisht është e pakalueshme. Para kamerave të KTV-së një zv. Ministër i Qeverisë së Kosovës u pat zotuar se mbrenda verës së kaluar do të perfundojnë riparimin e rrugës. Nga ky zotim, pos genjeshtrës nuk pati asgjë. Pra, ky investim disa milionësh praktikisht po shkon dëm ashtu siq po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë Kosovën. Situata është shumë alarmante. Vendi po degradohët për mungesë të perkujdesit. Kosova duhët të lirohët nga shkatrruesit! Kosova ka nevojë për njerëz që e dojnë dhe punojnë për vendin.