Mustafa inauguront Kullen Muze të Ismet Rrahmanit në Açarevë

Aktuale April 23, 2017 - 13:07

Skenderaj. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, anëtarë të kabinetit të tij, deputetë, struktura komunale të Skenderajt, ish-luftëtarë dhe shumë qytetarë kanë marrë pjesë në inaugurimin e kullës së dëshmorit Ismet Rrahmani në Açarevë të Skenderajt të shtunën.

Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e dëshmorit Ismet Rrahmani dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës, duke theksuar se veprat e tyre do të mbesin përherë pjesë e kujtesës historike dhe burim frymëzimi për të ardhmen tonë.

“Kontributi dhe angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën, janë shtytje për ne, që të punojmë me përkushtim dhe të realizojmë në plotëni veprën e heronjve tanë. Përurimi i Kullës Muze, ku ra dëshmor Ismeti, është dëshmi se historia e këtyre burrave po përjetësohet”, tha kryeministri Mustafa.

Pos kryeministrit të vendit, në këtë manifestim për figureën e Ismet Rrhamanti dhe të dëshmorëve kanë folur edhe nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, historian Grashër Demaj, deputeti Rexhep Selimi, si dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Pas fjalimeve, kryeministri Mustafa bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënën dhe vëllain e dëshmorit Ismet Rrahmani, prenë shiritit inaugurues të Kullës Muze së dëshmorit Ismet Rrahmani në Açarevë të Skenderaj./Zeri/