Trafiku Urban, dyshime për pazarin e autobusëve (VIDEO)

Aktuale April 22, 2017 - 20:45

Trafiku Urban bleu autobusë të rinj, por tani janë ngritur dyshime për prejardhjen e tyre, njofton Klan Kosova.

Për këtë sipas drejtuesve të bordit menaxhues, kanë nisur hetimet, pasi sipas tyre ata nuk vijnë nga Çekia, por nga Kroacia.

Këtë e ka mohuar kryeshefi ekzekutiv, ndërsa Komuna e Prishtinës i ka quajtur shpifje, për çka edhe do të ngris padi.

Përgjigje për hetime të tilla nuk dha drejtoria e krimeve ekonomike.