Opozita për demarkacionin: Do të shkojmë përtej gazit (Video)

Aktuale April 22, 2017 - 20:42

Konfirmimi i kryetarit të Kuvendit se demarkacioni do procedohet në Kuvend në javën që po vjen, nuk ka lëkundur qëndrimet opozitare karshi kësaj marrëveshje.

Përkundrazi ato kanë paralajmëruar stopimin e saj me çdo kusht, përfshirë gazin dhe përtej gazit.

Në këtë qëndrim janë bashkuar te tri partitë opozitare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi , deklaroi se do ta përdorin çdo mjet që ky ratifikim të mos ndodhë.

Ai deklaroi se nëse është nevoja do të shkojnë edhe përtej gazit lot-sjellës, por sipas tij ky ratifikim nuk do të ndodh.

Selimi u shpreh i sigurt që kjo do të jetë séanca e fundit e kësaj legjislature, pasi që siç tha ai pas kësaj séance vendi do të shkojë në zgjedhje.