Haxhiu: Vetëm PDK ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë

Aktuale April 21, 2017 - 23:53

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu nuk beson se mocioni i nisur nga Nisma, mund ta rrëzojë Qeverinë.

Ai madje ka thënë se ideja e mocionit është më shumë një lojë politike, njofton Klan Kosova.

“Këtë e kanë bërë për të qenë aktual në media dhe mbajtjes afër të elektoratit të tyre”, ka deklaruar Haxhiu në Ora e Fundit.

“Një subjekt me pesë deputetë nuk mund ta rrëzojë Qeverinë”, ka pohuar ai.

Ai ka thënë se në asnjë rrethanë nuk e përkrah një mocion të tilla.

Më tej ka thënë se Qeverinë mund ta rrëzojë vetëm PDK – partia prej nga vjen Haxhiu.