Hahn pėr liderėt e Ballkanit: Nė vend tė lojėrave, duam vullnet politik

Hahn pėr liderėt e Ballkanit: Nė vend tė lojėrave, duam vullnet politik

SHPËRNDARJE

21 Prill 2017 • 17:31 •

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn ka kërkuar më shumë përpjekje nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rifilluar progresin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka deklaruar se në vend që të merren me lojëra politike, krerët shtetërorë kanë nevojë për më shumë vullnet politik dhe zbatim të reformave, transmeton lajmi.net.

Këto deklarime Hahn i bëri gjatë një vizite në Universitetin Priceton.

“Reformat në vend se në letër, duhet të kryhen në terren, sidomos në fushën e sundimit të ligjit”, është shprehur komisioneri evropian.

Sipas tij të gjitha vendet ballkanike do t’i kenë dyert e hapura që të hyjnë në BE, duke shtuar se ka ende punë për të bërë.