Edhe të shtunën temperaturat nën zero

Aktuale April 21, 2017 - 16:46

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës edhe dita e shtunë dhe e diel do të përcillen me vranësira dhe temperatura nën zero.

Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa në viset malore minimalet parashihet  të ulen deri -4 gradë celsius.

Kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.