I akuzuari nga prokuroria për ryshfet rizgjidhet nga Senati asistent në Mjekësi

Aktuale April 21, 2017 - 13:48

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka votuar sot për rizgjedhjen asistent në Fakultetin e Mjekësisë Esat Belajn, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për keqpërdorim zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Belaj është rizgjedhur asistent në Fakultetin e Mjekësisë me shumicë votash nga senati, raporton Zëri.info.

Belaj është një nga të akuzuarit për vepër penale të ushtrimit të ndikimit, marrjes së ryshfetit dhe dhënies së ryshfetit në UP. Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinë në mesin e 13 personave e akuzon Belajn për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës.

Sipas aktakuzës, Belaj dhe të tjerët u akuzuan për vepra që u kryen përgjatë viteve 2009 dhe 2012 dhe kishin të bënin kryesisht për regjistrime të jashtëligjshme në Universitetin e Prishtinës dhe kalimin e provimeve kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë. Gjykimi për ryshfet i këtyre 11 personave po vazhdon. Në seancën e fundit kundër këtij grupi të studentëve të mjekësisë dhe ekonomisë që tani po rizgjidhen asistent është vjetruar vepra penale ushtrim i ndikimit. /Zëri.info/