Albin Kurti gjendet jashtë Kosovës

Aktuale April 21, 2017 - 12:20

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Mirëpo, “Indeksonline” mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se i njëjti nuk gjendet në Republikën e Kosovës. “Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje”, ka thënë ky burim.

“Ju njoftojmë se kryetari i trupit gjykues sot në seancën gjyqësore ka marr vendim që për të siguruar prezencën e të akuzuarit A.K gjatë ditës do të lëshojë urdhër arrest”, thuhet në përgjigjen e “Indeksonline” nga Zyra për Informim e Themelores.

Vlen të theksohet se Kurti kishte munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.