'BE-ja duhet të reagojë ndaj deklaratës 'shumë të rrezikshme' të Jonuz Musliut'

Aktuale April 21, 2017 - 11:18
Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Parlamentin e Serbisë Meho Omeroviq ka reaguar ndaj deklaratës së Jonuz Musliut.

Ai u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, se BE-ja dhe të gjitha shtetet anëtare të saj duhet të përgjigjen në mënyrë adekuate për deklaratën e Presidentit të komunës së Bujanocit Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të jetë pa të tri komunave në jug të Serbisë qendrore, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë me shkrim për media, Omeroviq theksoi se mesazhi i Musliu  është “shumë i rrezikshëm” dhe kulmi i deklaratës se mëparshme të kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, të cilët thanë se mund të ndodh bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, në qoftë se ata humbasin perspektivën e tyre evropiane.