Gazetari serb: Rama lideri më i madh i Ballkanit (FOTO)

Aktuale April 21, 2017 - 08:47

Mediat serbe kanë sulmuar gazetarin  në Beograd, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’, lidhur me një reagim të tijin në Twitter, ku ai thotë se Edi Rama është lideri më i madh i Ballkanit. 

Gazeta serbe Informer, duke komentuar reagimin në Twitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar ja ka futur kot, përcjellë gazetametro.net.

“Gazetari Slobodan Georgiev pa u skuqur ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”.

Georgiev në Twitter ka kritikuar reagimet e Vucicit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë.

“Edhe një nga deklaratat e pakripë, edhe psee kampanja dhe zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev duke u thirrur në deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vucic me rastin e paralajmërimeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe të cilat u thanë ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta serbe Informer, tutje shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ’të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet askush të çuditet prej tyre, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”. 

Image

Image