Daēiq: ‘Shqipėria e Madhe’ po na vjen deri nė Nish, ku janė ndėrkombėtarėt?

Daēiq: ‘Shqipėria e Madhe’ po na vjen deri nė Nish, ku janė ndėrkombėtarėt?

SHPËRNDARJE

20 Prill 2017 • 20:04 •
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jetën drejtpërdrejt përgjegjëse për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë.

Ai këtë e ka thënë pas deklaratave për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë.

Duke reaguar në fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës”, Daçiq ka thënë se politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu më këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”.

“Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiq. /lajmi.net/