Teuta Haxhiu: Aktivitetet e Veselit po paguhen me buxhet të Kosovës

Aktuale April 19, 2017 - 18:38

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu  ka thënë se Plani i Punës të Kuvendit të Kosovës ka shumë mangësi.

“Përpos mangësive, ky plan ka ardhur me vonesë për diskutim – kjo tregon joseriozitetin e punës”.

Haxhiu që është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në anën tjetër është kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që një kohë të gjatë nuk është në Kuvend por në fushatë zgjedhore.

“Kuvendi është shndërruar në një shtet qeveritar dhe jo republikë parlamentare. Qeveria e ka dirigjuar Kuvendin. LDK dhe PDK me gjithë numrin e madh të deputetëve nuk po arrijnë të mbajnë seanca”.

“Veseli aktivitetet jashtë  Kuvendit po i bën me para të buxhetit të Kosovës. Është mirë që sa ma parë të shkojmë në zgjedhje dhe Kuvendi t’i kthehet seriozitetit”.