Ekspertiza zvicerane vërteton degradimin e 'drejtësisë' në Kosovë

Aktuale April 18, 2017 - 08:11

Dafina Zhubi nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Kështu ka konstatuar instituti zviceran “Forensicons”. Eksperti zviceran, Ulrich Zolinger, ka vënë në dyshim vendimin e prokurores së rastit, Fitore Sadikaj, e cila vitin e kaluar konstatoi se Dafina Zhubi ka kryer vetëvrasje,, shkruan sot, gazeta Zeri

Ajo kishte liruar nga paraburgimi të dyshuarin, Astrit Dibra, i cili tashmë është larguar nga vendi. Këtë vendim të Prokurorisë nuk e kishte pranuar familja e së ndjerës, duke thënë se vajza e tyre Dafina nuk kishte asnjë arsye për vetëvrasje.

Tash edhe pas ekspertizës nga Zvicra, i bindur se rasti ka qenë vrasje, është edhe avokati i familjes Naim Rodari, i cili ka thënë se hetimet kanë nisur dhe vrasja do të vërtetohet.  Familja kërkon vënien e drejtësisë në vend, derisa thonë se nuk do të ndalen gjersa i dyshuari Astrit Dibra ta pranojë krimin e tij. 

“Forensicons”: Ishte vrasje

Instituti zviceran i quajtur “Forensicons”, e drejtuar prej prof. dr. Ulrich Zolinger, ka nxjerrë një raport të bazuar në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me anë të së cilës përjashton çdo mundësi që 35-vjeçarja ta ketë qëlluar veten me armë në kokë.

Eksperti mjekoligjor jep argumente të hollësishme se një gjë të tillë nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër ka shtënë me armë në kokën e saj nga një distancë shumë e afërt.

Mes fakteve të shumta se Dafina Zhubi është vrarë argumenton se në duart e së ndjerës nuk janë gjetur grimca baruti e as pika gjaku, të cilat shkaktohen në secilin rast vetëvrasjeje...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri, ose në versionin online me parapagim online.zeri.info...)