Turqit e Kosovës i thonë 'Po' forcimit të Erdoganit

Aktuale April 16, 2017 - 19:32

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë mbështetjen e turqve të Kosovës në referendumin e zhvilluar sot në Turqi, për ndryshime kushtetuese, që do t'i jepnin atij kompetenca të gjera.

Njëmijë e 561 turq nga Kosova kanë pasur të drejtë vote në referendumin turk, prej të ciëve kanë ardhur 707 vota të vlefshme.

Gjithsej 57.14 për qind e turqve të Kosovës i kanë thënë 'Po' ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t'i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president, dhe të cilat do ta heqin postin e kryeministrit. /Express/

 

Image