Amerika është me ju!

Aktuale April 14, 2017 - 08:14

Politika e SHBA-së ndaj Kosovës është jopartiake. SHBA-ja do ta përkrahë Kosovën në të gjitha sfidat, të cilat do t’i ketë përpara. SHBA-ja përkrah krijimin e Forcave të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese, ndërsa kalimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të ishte një hap i fortë përpara integrimit evropian. Këto kanë qenë mesazhet kryesore, të cilat senatori amerikan John McCain i solli në Kosovë në ditën e djeshme, shkruan sot Gazeta "Zëri"

“Kosova duhet të jetë vendi që i tregon botës edhe një herë se pajtimi është i mundshëm. Përderisa Kosova ecën në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë ju premtojmë një gjë - Amerika dhe unë do të jemi me ju”.

Ky ka qenë mesazhi kryesor të cilin senatori amerikan, John McCain, e solli në Kosovë. Ish-ushtaraku amerikan tha se Kosova ka bërë progres në shumë fusha.

Megjithatë, sipas tij, Kosova duhet të angazhohet të ndërtojë një partneritet për paqen në rajon, të angazhohet për fqinjësi të mirë dhe të punojë për një të ardhme edhe më të sigurt.

Ai foli edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, duke e përkrahur si një proces i cili duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, sa i përket ratifikimi të Demarkacionit me Malin e Zi ish-kandidati për president të SHBA-së nga radhët e republikanëve në vitin 2008 tha se ky do të ishte një hap i madh drejt integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Politika e SHBA-së ndaj Kosovës është jopartiake

Përkushtimi i SHBA-së për Evropën e plotë, të lirë dhe në paqe mbetet i hekurt. Po ashtu, edhe për Kosovën demokratike, të fortë dhe shumetnike.

Kjo ka qenë porosia e senatorit amerikan, John McCain, të cilin ai e përcolli dje në një seancë solemne për nder të tij në Kuvendin e Kosovës.

“Dua që ta dini se anëtarët e Kongresit të SHBA-së, nga të dyja partitë, janë shumë të përkushtuar që të punojnë me ju në mbështetje të paqes dhe të prosperitetit në Kosovë dhe në rajon. Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës ka qenë i pakusht ndaj dhe jopartiak”, ka thënë McCain...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)