McCain: Nuk do të ketë përsëri luftë në ish-Jugosllavi

Aktuale April 11, 2017 - 21:12
Senatori amerikan, John McCain sot ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Sarajevë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se në ish-Jugosllavi nuk do të ketë përsëri luftë, por që kërkon vëmendje më të madhe nga shtetet pasi ka zona që ka tensione, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk besoj se do të ketë luftë këtu, por mendoj se kërkohet një përqendrim më i madh i të gjitha vendeve të rajonit dhe jo vetë, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duhet ta përcjellin këtë situatë”, ka thënë McCain.

McCain dje ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me kryeministrin serb, Aleksandr Vuçiq ku ka thënë se paqja në rajon është e domosdoshme.

Kurse të enjen, senatori amerikan do tu drejtohet deputetëve të Kosovës në Parlament.

John McCain ka qenë kandidat për president të Amerikës në vitin 2008 por që ishte mposhtur nga Barack Obama. /Lajmi.net/