Tahiri: Ushtria kurrë s`do të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

Aktuale April 11, 2017 - 12:27

Ushtria e Kosovës nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë në asnjë rrethanë. Kështu ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Të shtunën deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke komentuar vendimin e presidentit Thaçi që projektligji për shndërrimin e FSK-së, të mos futet për një kohë në rend dite të Kuvendit, ka thënë se e tërë kjo nismë, është bërë që çështja e Ushtrisë të shtrohet në tryezën e bisedimeve në Bruksel

Por, Tahiri të martën në një prononcim për lajmi.net  ka thënë se Ushtria e Kosovës është çështje e sovraniteti shtetëror të Kosovës dhe një gjë e tillë kurrë nuk do të jetë pjese e negociatave në Bruksel, sikur që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e dialogut asetet shtetërore.

“Një  çështje e tillë kurrë, asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk  do shtrohet në dialogun e Brukselit. Ushtria është çështje e sovranitet shtetëror të Republikës së  Kosovës dhe ne kemi bërë tq qartë qëndrimin që Ushtria  do të bëhet dhe do të bëhet në bashkëpunim me partneret tanë strategjik siç është SHBA-ja dhe partnerët tjerë, ndërsa dialogu nuk merret më këtë çështje, jo vetëm për Ushtrinë por ne asnjëherë nuk kemi pranuar që për asetet shtetërore të diskutohet në Bruksel”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.