Zgjedhjet presidenciale të Serbisë: Zhvendoset vendvotimi nga Hoça e Madhe në Gorazhcdec

Aktuale April 01, 2017 - 11:41

Një nga vendvotimet në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, do të zhvendoset nga Hoça e Madhe në Rahovec, në Gorazhdec në Pejë, shkruan Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

Kështu është vendosur nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, me rekomandim të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë.

Përfaqësuesit e opozitës kanë kundërshtuar transferimin e qendrës së votimit dy ditë para zgjedhjeve.

Ata kanë thënë se tani 772 votues nga Hoça e Madhe duhet të udhëtojnë rreth 70 kilometra larg për të votuar në një qendër votimi në Gorazhdec.