Ivanoviq do të votojë nga arresti shtëpiak

Aktuale April 01, 2017 - 11:34

Oliver Ivanoviq, i cili është në arrest shtëpie, i është lejuar të votoj në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të zhvillohen nesër, shkruan Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

“Unë kam një mundësi për të votuar. Gjykata lejon komisionin zgjedhor të vijë në banesën time, ngaqë mua nuk më lejohet të dalë. Kam letërnjoftimin që do të thotë kam mundësi të identifikohem dhe të zbatoj të drejtat e mia në mënyrë të rregullt” ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq ka thënë se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Serbisë, e veçanërisht për serbët që jetojnë në Kosovë.