Grubi: Lëvizja BESA i dha mbështetje Trajko Veljanovskit që ende vazhdon bllokimi në Kuvend

Aktuale March 30, 2017 - 23:22

 

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sonte në ZigZag në Art Channel u shpreh se Lëvizja BESA është shkaktare e bllokimit të VMRO-së sot në Kuvend, pasi sipas Grubit ajo që nga 30 Dhjetori ja dha mbështetjen Trajko Veljanovskit të jetë ushtrues detyre në seancën konstitutive, përcjell TetovaSot.

“Që nga 30 dhjetori i vitit 2016 nga seanca konstitutive, në takimin koordinues ishte Lëvizja BESA që ja dha mbështetjen Trajko Veljanovskit, për të ushtruar detyrën e kryesuesit të seancës konstitutive me ç’rast po vazhdon bllokimi edhe sot“, u shpreh Grubi sonte në Zig Zag në Art Channel.

Grubi gjtihashut tha se Afrim Gashi i BESËS në një press koferencë u shpreh se kush do qoftë të jetë kryetar kuvendi vetëm jo i BDI-së.